Një rast shqetësues ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Një nxënës i shkollës Ekonomike në Sarandë ka denoncuar një fenomen shqetësues dhe të përditshëm me bashkëmoshatarët. Ai thotë se shumë bashkëmoshatarë konsumojnë lëndë narkotike dhe cigare në ambientet e shkollës.
Ditën e sotme ai ka gjetur në lavaman disa mbetje hashashi dhe bishta të shumtë cigaresh, çka ngre dyshime serioze për konsumim të lëndëve narkotike edhe brenda tualeteve të shkollës.
Nuk dihet nëse drejtoria e shkollës është në dijeni të këtij fenomeni, por nxënësit janë tepër të shqetësuar pasi konsumin e lëndëve narkotike nga bashkëmoshatarët e lidhin edhe me sherret e konfliktet që ndodhin çdo ditë.
Është detyrë dhe përgjegjësi e drejtorisë së shkollës gjetja dhe identifikimi i përgjegjësve dhe shtimi i kontrolleve për të parandaluar raste të ngjashme.