U hodh nga kati i 9 i pallatit, 16-vjeçarja me probleme familjare dhe ilaçe në çantë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.10.2025, 12:06

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, ku një 16-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 9 i një pallati në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Gjon Buzuku" pranë Rrugës së Dibrës, por vajza nuk ishte banore e asaj zone.

Mediat raportojnë se 16-vjeçarja jetonte në Kamëz, por pasditen e djeshme ishte futur fshehurazi në pallat dhe pasi ka pritur që të largohen punëtorët ka kryer aktin e rëndë.

Vajza gjeti vdekjen e menjëhershme pas rënies nga kati i 9. Në çantë i janë gjetur disa ilaçe dhe dyshime janë se ajo mund të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe me probleme familjare.

Kanë qenë banorët e zonës, ata që kanë mësuar ngjarjen të parët dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Prindërit e 16-vjeçares ende nuk kanë dhënë një dëshmi, për shkak të tronditjes së madhe.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit