Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video ku tregohet se si rrugët e qytetit të Peqinit janë bosh në mes të ditës.
Pamjet të japin idenë e një qyteti fantazmë, teksa ora është 14:00 dhe thuajse askush nuk duket duke lëvizur në rrugë.
Sipas denoncimit, kjo nuk është hera e parë që Peqini shfaqet i zbrazur, duke reflektuar fenomenin e braktisjes së qyteteve të vogla nga të rinjtë dhe mungesën e gjallërisë urbane gjatë ditës.
Mesazhi i qytetarit: “Përshëndetje JOQ. Ora 2 e pasdites në Peqin dhe nuk ka qytetarë rrugëve të këtij qyteti.”