Adoleshentja hidhet nga pallati në ndërtim, dyshohet se ka humbur jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.10.2025, 18:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Një vajzë adoleshente është hedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim në rrugën "Gjon Buzuku'.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se vajza e moshës 15-16 vjeçe ka ndërruar jetë, por kjo ende nuk është konfirmuar nga policia.

Ka dyshime se vajza nuk është banore e zonës pasi askush nuk ka dijeni për identitetin e saj.

Qytetari 1:

"Te rruga Gjon Buzuku hidhet adoleshentja nga pallati ne ndertim, sipas policeve ne vendngjarje ka humbur jeten. Nuk e thane identitetin sipas banoreve thone qe nuk eshte e lagjes"

Qytetari 2:

"Joq ne rugen Gjon Buzuku esht hedhur nje vajz nga pallati E cila ka nderruar jet Fundi I rugices perball kompleksit halili Tirane"

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.10.2025, në rrugën “Gjon Buzuku”, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit