Galatasaray arriti një fitore surprizë në Champions League, duke mposhtur minimalisht Liverpoolin në “Türk Telekom Stadium”. Përveç rezultatit, vëmendjen e morën tifozët turq, të cilët krijuan një atmosferë elektrizuese gjatë gjithë takimit.
Tifozët shpalosën banderola me mesazhe të forta për situatën në Gaza, duke kërkuar drejtësi dhe liri: “Lërini të jetojnë fëmijët në Gaza”, “Liri për Palestinën” dhe “Nëse Jerusalemi nuk është i lirë, bota është në robëri”.
Fotot dhe videot e këtyre banderolave kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, por klubi turk tani rrezikon dënim nga UEFA, e cila ndalon mesazhet jashtë futbollit. Pasojat mund të shkojnë nga gjoba deri tek mbyllja e pjesshme e stadiumit.