SI SOT/ Kur “Fusha” i paguante Maznikut 900 euro hotel luksoz në Barcelonë! Drejtësia në gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.10.2025, 14:06

Në tetor 2019, JOQ publikoi ekskluzivisht një nga aferat më të bujshme të pushtetit vendor: një qytetar denoncoi me faturë në dorë se kompania “Fusha shpk” i kishte paguar nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku, qëndrimin në një hotel luksoz në Barcelonë me vlerë 900 euro nata.

Ky ishte biznesmeni që kishte përfituar dhjetëra tendera nga Bashkia e Tiranës, përfshirë 22 milionë euro vetëm për Sheshin “Skënderbej”. Pak më pas, u publikua edhe dokumenti i plotë i shpenzimeve, ku shuma totale rezultonte 1816 euro për dy netë, të gjitha të paguara nga “Fusha shpk”.

Fakti ngriti dyshime të forta për konflikt interesi dhe për pazare të pista mes pushtetit lokal dhe biznesit privat. Ndërkohë, Bashkia Tiranë dha versione kontradiktore mbi pagesën, duke shtuar edhe më shumë dyshime mbi këtë aferë korruptive, një kohë ku populli mezi përballon muajin.

Sot, më 1 tetor 2025, gjashtë vite pas skandalit të Barcelonës, Arbër Mazniku jo vetëm që nuk është ndëshkuar nga drejtësia, por ka avancuar edhe më tej politikisht, duke u bërë Ministër i Shtetit për Qeverisjen Vendore. Ky rast mbetet simbol i pandëshkueshmërisë në politikën shqiptare, ku dokumentet flasin qartë, por drejtësia hesht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit