Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, ku një vajzë 2-vjeçare dyshohet se ka rënë aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë brenda banesës sociale ku jetonte. Si pasojë e incidentit, fëmija ka pësuar djegie të konsiderueshme në trup dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur që vajza të transportohej urgjentisht drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë për trajtim të specializuar.
Njoftimi i Policisë:
Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT.