Kabllot e varura rrezik për kuksianët e lagjes nr.2, bashkia asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.10.2025, 13:04

Një banor i Lagjes 2 në Kukës ka ngritur një shqetësim serioz lidhur me gjendjen e kabllove të institucioneve të ndryshme si OSHEE, One.al, Kuant dhe Kukës TV. Sipas tij, këto kabllo janë të varura aq ulët, sa në disa vende prekin tokën, duke krijuar rrezik të madh për kalimtarët, veçanërisht në një zonë që është mjaft e frekuentuar çdo ditë nga qytetarët. Banori thekson se situata është e dukshme dhe e lehtë për t'u konstatuar, por pavarësisht kësaj, askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka ndërhyrë për të marrë masa.

“Përshëndetje! Dua të ngre një shqetësim si banor i Lagjes 2 në Kukës, ku kabllot e rrymës elektrike (OSHEE, One.al, Kuant, Kukës TV) janë të varura aq ulët sa po prekin tokën. Askush nuk merr masa për këtë problem, ndonëse rreziku është i dukshëm dhe i madh për kalimtarët që kalojnë çdo ditë aty, pasi zona është shumë e frekuentuar. Kjo është Shqipëria e Bashkimit Europian, ku akoma telat varen si në vitet 1900”, ironizon qytetari, duke kritikuar mungesën e vëmendjes institucionale dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problemit, para se të ndodhë ndonjë incident i rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit