Tre emra të propozuar nga opozita për Bashkinë Tiranë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.10.2025, 12:53

Tre personalitete me prapavija të ndryshme, por të bashkuar nga angazhimi i tyre në çështjet publike dhe politike, janë shfaqur si figurat kryesore të opozitës së re në Shqipëri.

Ermal Hasimja, Edlira Çepani dhe Florian Haçka janë emrat që Partia Demokratike ka vendosur të propozojë për kandidaturën e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e parakohshme, ku do të përballen me kandidatin socialist Manastirliu.

Profilet e kandidatëve

Ermal Hasimja, pedagog dhe analist politik, është i njohur për qëndrimet e tij kritike dhe analizat e thelluara mbi zhvillimet politike në vend. Ai ka qenë pjesë e Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në fushatën e vitit 2005 që solli PD-në në pushtet. Aktiv si në media, ashtu edhe në botën akademike, Hasimja është konsoliduar si një zë kritik dhe i argumentuar në diskursin publik.

Edlira Çepani spikat si një prej figurave më të angazhuara në fushën e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Ajo ka marrë pjesë në disa nisma që synojnë fuqizimin e grave në politikë dhe në proceset e vendimmarrjes. Çepani është gjithashtu bashkëshortja e të ndjerit Gerti Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike, me të cilin ka dy fëmijë.

Florian Haçka, i njohur për profilin e tij qytetar, ka qenë një nga zërat kryesorë në mbrojtjen e të drejtës së votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Ai është bashkëthemelues i nismës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dhe është përfshirë në përplasje institucionale lidhur me këtë çështje, duke përfshirë edhe një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe përballjen me heqjen e pasaportës shqiptare. Me studime dhe përvojë në Zvicër dhe Gjermani, Haçka ka kontribuar gjithashtu në fusha si teknologjia, turizmi dhe menaxhimi.

Pas bisedimeve të zhvilluara, këtë të mërkurë opozita arriti konsensus për një kandidat të përbashkët në garën për Tiranën i cili paraimisht nuk duhet të ketë një profil tërësisht politik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit