Kryetari i shkarkuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi këtë të mërkurë për herë të parë që pas shpërthimit të hetimeve dhe akuzave ndaj tij.
Në një mesazh të publikuar, Veliaj e përshkroi situatën si një kurth të ndërtuar mbi një dëshmi të pavërtetë dhe njoftoi se do të publikojë një seri rrëfimesh që, sipas tij, do të sqarojnë të gjithë ngjarjen.
“Një vetting 20-vjeçar i të gjithë jetës sime nga rinia, një Kryeqytet i sabotuar teksa ishte në kulmin e suksesit, një persekutim çnjerëzor i familjes sime, e një izolim grotesk, si të isha kriminel lufte apo drejtues kartelesh,” shprehet Veliaj.
Në mesazhin e tij, Veliaj publikon pjesë nga një rrëfim noterial i shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti, për të cilin thotë se është baza e akuzave ndaj tij. Veliaj e cilëson këtë dëshmi si “gënjeshtra e parë” nga ku nisi një zinxhir ngjarjesh, që përfshinë “protesta të rreme, kallëzime anonime, kërcënime ndaj dëshmitarëve dhe shkallmimin e Tiranës”.
“Ndaj, secili duhet ta lexojë apologjinë noteriale të Gabriele Tarroni Longinotti-t, si leksion
Veliaj thotë se është përballur me një “hetim të paligjshëm nga anonimati”, i cili sipas tij ka shënjestruar jo vetëm jetën e tij, por edhe familjen dhe vetë qytetin e Tiranës.
“Ju përqafoj me mall të gjithëve! Do të luftoj për vete dhe për secilin prej jush!”-përmbyll ai.