Qytetarja denoncon papastërtinë në Golem: Turp i vërtetë për Qosen e Kavajës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.10.2025, 08:23

Një qytetare ka publikuar një video denoncuese ku shfaq gjendjen alarmante të mbeturinave në zonën turistike të Golemit, duke akuzuar Bashkinë e Kavajës për mungesë totale të shërbimeve të pastrimit. Sipas saj, plehrat janë grumbulluar prej ditësh, javësh dhe muajsh, pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet përkatëse. Në reagimin e saj, qytetarja kritikon edhe ish-Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, duke e akuzuar për bashkëpunim në "fasadë" me bashkinë, ndërkohë që në terren mungon çdo investim konkret për përmirësimin e higjienës publike, sidomos gjatë sezonit turistik.

Ajo thekson se asnjë punëtor pastrimi nuk është parë në zonë, duke ngritur shqetësime serioze për ndikimin në imazhin e turizmit dhe shëndetin publik. Në qendër të kritikave është kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, për të cilin qytetarja shprehet e zhgënjyer, duke theksuar se, ndonëse i ri në moshë dhe me pritshmëri për një vizion të freskët, ai nuk ka sjellë asnjë ndryshim real në menaxhimin e problemit të plehrave.

“Bashkia e Kavajës, turp i vërtetë, Plehrat në Golem, me ditë, me javë me muaj këtu. Nuk ka një punëtor të pastrimit. Kurrë nuk ka patur gjatë sezonit veror. Vjen ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro me bashkinë e Kavajës bën vetëm fasadë. Kjo është gjendja. Trup për bashkinë e Kavajës, nuk ka sjellë asnjë punëtor. Turp se është djalë i ri dhe duhet të ketë vizion, por ja ky është vizioni i tij”, shprehet qytetarja në një video denoncuese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit