Gruaja nga Kavaja endet e vetme në Fier: Ndihmojeni të rikthehet në shtëpi!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.09.2025, 23:16

Një qytetar nga Fieri i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar një rast prekës. Në foton e dërguar, shihet një grua e ulur në një nga trotuaret e qytetit, e cila duket e përhumbur dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas qytetarit, gruaja prezantohet me emrin Marsida dhe thotë se është nga Kavaja. Ai shton se ndoshta familjarët e saj mund të jenë në kërkim të saj.

“E hasëm rastësisht në Fier. Nuk e kemi parë ndonjëherë më parë. Thotë se është nga Kavaja dhe quhet Marsida. Ne i ofruam ushqim dhe ujë. Nëse bëhet publike, ndoshta dikush nga familja e saj do ta njohë dhe do t’i vijë në ndihmë për t’u bashkuar me ta”, shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit