Prodhimi industrial në Shqipëri shënoi rënie të ndjeshme gjatë vitit 2024. Nxjerrja e naftës ra në 716,000 ton, nga 891,000 ton një vit më parë, duke sjellë një humbje të të ardhurave nga 39 miliardë në 30 miliardë lekë.
Edhe prodhimi i hekurit dhe çelikut u tkurr në 343,000 ton, me të ardhurat që ranë në 20 miliardë lekë, ndërsa prodhimi i kromit ra në 588,000 ton, me të ardhura 15 miliardë lekë.
Industria e materialeve të ndërtimit tregoi qëndrueshmëri: prodhimi i çimentos arriti 1.94 milion ton, ndërsa i betonit të gatshëm 1.7 milion ton, me të ardhura relativisht stabile.