Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipërisë nga 2 tetori

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.09.2025, 21:41

Meteorologu grek dhe eurodeputeti i Pasok-ut, Sakis Arnaoutoglou, paralajmëron një valë të re moti të keq në Shqipëri në ditët e para të tetorit, me rënie të ndjeshme temperaturash, reshje intensive shiu dhe dëborë.

Sipas tij, e enjtja, 2 tetor, do të sjellë reshje shumë të forta shiu në veriun e vendit (Shkodër, Kukës, Peshkopi) dhe dëborë mbi 900–1000 metra. Në zonat qendrore (Dibër, Burrel, Elbasan) dhe malet Korab e Shebenik, reshjet do të jenë po ashtu intensive, ndërsa në juglindje (Gramsh, Korçë, malet Moravë dhe Gramoz) parashikohen reshje shiu dhe dëborë mbi 1200 metra.

Në jug (Gjirokastër, Tepelenë, Përmet) do të ketë kryesisht reshje shiu, me mundësi bore mbi 1200–1300 metra. Bregdeti perëndimor (Tirana, Durrës, Vlorë) do të ketë reshje të pakta ose mungesë të tyre.

Moti i keq pritet të shkaktojë probleme në disa akse malore, ku do të jenë të nevojshme zinxhirët, ndërsa erërat në bregdet do të arrijnë shpejtësi 60–80 km/h.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit