Pjeshkë helmuese nga Greqia: 7 ton në treg, rrezik për zemrën e qytetarëve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.09.2025, 19:36

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfirmuar praninë e mbetjeve të larta të pesticidit ‘Phosmet’ në pjeshkë të importuara nga Greqia, duke ngritur alarmin për sigurinë ushqimore.

Sipas të dhënave, në treg janë hedhur 7324 kg pjeshkë, por inspektorët e AKU-së kanë arritur të bllokojnë vetëm 28 kg. Pjesa tjetër, rreth 7300 kg, është konsumuar nga qytetarët pa asnjë paralajmërim.

Ekspertët paralajmërojnë se ‘Phosmet’ është një substancë e rrezikshme që mund të shkaktojë probleme me zemrën, sistemin e frymëmarrjes, sistemin nervor dhe atë tretës.

Megjithatë, AKU nuk ka bërë publik emrin e subjektit importues, duke shmangur transparencën dhe duke lënë konsumatorët në pasiguri për produktin që ka rrezikuar shëndetin e tyre.

Skandali ngre pikëpyetje të forta mbi efikasitetin e kontrolleve ushqimore, si dhe mbi lidhjet e mundshme mes institucioneve dhe tregtarëve që sjellin në treg produkte të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit