Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit, në segmentin Koplik–Bajzë.
Dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa pamje nga vendngjarja, të dërguara në redaksinë e JOQ Albania, tregojnë një prej motoristëve të shtrirë në tokë.
Sipas informacioneve paraprake, të dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore dhe rrethanat e sakta të ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.