Audi Q5 për pak çon në botën tjetër çiftin në Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.09.2025, 19:02

Një tjetër rast i rëndë pakujdesie në trafik ka tronditur qytetarët e Tiranës. Një Audi Q5, duke lëvizur me shpejtësi në zonën e Astirit, ka kryer parakalime të rrezikshme pa sinjal dhe ka frenuar papritur, duke rrezikuar seriozisht jetën e një çifti që udhëtonte me makinë.

Pamjet dhe denoncimi janë dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes. Sipas tij, manovrat e gabuara të shoferit mund të kishin shkaktuar një aksident fatal.

Rasti ka ngritur shqetësim të madh, ndërsa qytetarët kërkojnë që Policia Rrugore të ndëshkojë ashpër shoferët e papërgjegjshëm që shndërrojnë rrugët e Tiranës në pista garash.

Mesazhi i qytetarit: “Përshëndetje, publikojeni pak këtë video dhe foto që do të çoj. Isha me makinë sot, desh na mori me qafë te Unaza e Madhe. Audi Q5 bënte parakalime të gabuara pa ndezur sinjalin. Anonim mua. Dhe frenonte, burim aksidenti.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit