Qytetari denoncon komshinjtë: Hedhin plehrat nga dritarja e katit të 8

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.09.2025, 19:07

Një qytetar nga Kamza i është drejtuar redaksisë së JOQ për të denoncuar komshinjtë e tij që jetojnë në të njëjtin pallat.

Sipas dëshmisë së të riut, problemi qëndron në faktin se komshinjtë “nuk kanë kosha mbeturinash në shtëpi”, dhe qeset e plehrave i hedhin nga kati i 8 pa e vrarë mendjen se ato mund t’i bjerë dikujt sipër, apo se ndotin mjedisin.

Ai thotë se ka frikë që të dalë në dritare, sepse ndonjë qese me mbeturina mund t’i bjerë në kokë. Qytetari i bën thirrje fqinjëve të tij ta ndalojnë këtë praktikë të neveritshme.

Në pamje mund të duket qartë se si plehrat janë grumbulluar mbi tendat e disa ballkoneve në katin e parë.

Më poshtë mesazhi i plotë i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ, këta e bëjnë sistematike përditë i hedhin plehrat nga dritarja në Kamëz. Nuk kanë kosh në shtëpi! Ju lutemi bëjeni publike të bëhen rob se lanë nam desh na ra në kokë qesja e plehrave. Na e shpifën, ka frikë robi të dalë në dritare se të vjen qesja plehrave në kokë. Nga kati i 8 i hedhin qeset me plehra."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit