Të shtëna me armë zjarri te diga e Liqenit në Tiranë!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.09.2025, 17:58

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në zonën e digës së Liqenit Artificial në Tiranë.

Sipas burimeve, e gjithë ngjarja ka ndodhur mes dy personave të cilët dyshohet se janë konfliktuar për shkak të një vendi parkimi. Njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me sende të forta xhamin e makinës së tjetrit, më pas konflikti ka agravuar në përdorimin e armëve.

Të pranishmit kanë mbetur të tronditur nga kjo ngjarje, teksa disa prej tyre kanë njoftuar policinë për të shtënat. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar.

Hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të këtij rasti janë në vijim.

Lajmi në përditësim...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit