Autobusi i pasagjerëve bie në gropën e kantierit në Vlorë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.09.2025, 17:39

Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një autobus urban ka rënë në gropën e hapur të një kantieri rrugor, në segmentin që nis pranë godinës së Policisë dhe që lidhet me bulevardin “Ismail Qemali”.

Në pamjet që tregojnë vendi e ngjarjes shihet se si autobusi ka rënë në gropë. Sipas raportimeve paraprake, nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por pasagjerët janë detyruar të zbresin dhe të vazhdojnë rrugën në këmbë.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi pasi drejtuesi i autobusit tentoi të shmangte një automjet të prishur që kishte mbetur në mes të rrugës.

Shkrimi i përket TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit