Një qytetar nga Dibra ka humbur telefonin e tij celular, i cili sipas pamjeve filmike është marrë nga një vajzë e vogël dhe më pas i është dorëzuar nënës së saj. Telefoni përmban të dhëna të rëndësishme personale dhe pune, ndaj ai kërkon kthimin e tij sa më shpejt.
Një telefon mund të zëvendësohet, por të dhënat dhe kujtimet e ruajtura aty jo. Sipas qytetarit ai telefon ishte dhe shumë i rëndësishëm pasi në të ndodheshin dokumente të rëndësishme.
Apeli i tij mbetet një thirrje ndaj ndërgjegjes së atyre që e kanë në dorë, për të treguar humanizëm dhe për ta kthyer atë që nuk u përket.