Dibranët duhet të kalojnë gropat e Rrugës së Arbrit që të futen në Tiranë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.09.2025, 15:44

Kjo është rruga hyrëse në Tiranë që përjetojnë çdo ditë qytetarët që vijnë nga zona e Dibrës nëpërmjet Rrugës së Arbrit.

Një investim që kushtoi qindra milion euro, duket se nuk është në standardet e premtuara. Rruga shpesh është hasur me shembje dherash, ndërkohë që qarkullimi në të rëndom është i vështirë për shkak të korsive të ngushta dhe mundësive të pakta për parakalim.

Por tashmë qytetarët janë duke u përballur dhe me një pengesë tjetër të kësaj rruge. Në hyrje të Tiranës në zonën e Kinostudios, rruga është plot me gropa, gjë që krijon trafik të rënduar dhe shpesh bllokim të qarkullimit.

Qytetarët raportojnë se ndërhyrjet për të vendosur disa tubacione kanë dëmtuar rrugën e cila nuk është shtruar ende, pasi punonjësit pasi kanë kryer instalimet nuk kanë marrë masa për nivelimin e rrugës.

Të gjendur në këto kushte, ata kërkojnë të merren masa për zgjidhjen e kësaj problematike që është kthyer në një shqetësim që u ha kohë çdo ditë.

Shkrimi i përket TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit