1 mijë euro rryshfet për të mos hequr tendën e një lokali, burg për inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.09.2025, 15:52

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Klajdi Zhillën, zyrtar i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Tiranë, i përfshirë në aferën korruptive të datës 27 gusht në zonën e Kombinatit. Zhilla kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë, por kërkesa u rrëzua nga gjyqtarja Igerta Hysi, duke i lënë në fuqi masën e sigurisë për akuzat e "Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorim detyre", të kryera në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, Klajdi Zhilla kishte kërkuar dhe marrë një shumë prej 1 mijë eurosh në këmbim të mosprishjes së një tende biznesi në Tiranë. Paratë i ishin dorëzuar drejtpërdrejt atij, ndërsa tre kolegët e tjerë, përfshirë inspektorin Gerald Fuçia dhe Edmond Çelën, qëndronin në pritje në një lokal pranë objektit. Pas shpalljes në kërkim, Zhilla u vetëdorëzua në polici më 30 gusht. Ky është një tjetër rast që trondit besimin e qytetarëve te institucionet lokale të rendit urban, ndërsa ngre pikëpyetje serioze mbi sistemin e mbikëqyrjes dhe ndëshkueshmërisë në rastet e abuzimeve me detyrën.

Gjyqi pritet të vazhdojë me kërkesën e mundshme për rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që hetimet për rastet e tjera korruptive në IMT janë ende në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit