Oltion Dauti, drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Kavajë që u dhunua nga punëtori

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.09.2025, 14:09

Personi në foto është Oltion Dautii, drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Kavajë. Ky i fundit u dhunua nga punonjësi i tij, Altin Allajbej. Punëtori përveçse e ka goditur me grusht gjithashtu e ka kërcënuar Dautin nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike.

Shkak i sherrit mes Dautit dhe Allajbejajt ka qenë për shkak se drejtuesi i UKK ka vendosur të heqë nga punë punonjësin Allajbejaj, për këtë, ky i fundit ka vepruar duke dhunuar dhe kërcënuar drejtorin. Allajbeaj është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit