Një qytetar ka denoncuar për JOQ gjendjen e rëndë të infrastrukturës në fshatin Xibër-Murriz të Bashkisë Klos, ku një segment rrugor prej vetëm 1.7 kilometrash vazhdon të jetë i pakalueshëm prej më shumë se gjashtë vitesh.
Sipas tij, kjo rrugë lidh 8 fise dhe është jetike për banorët që jetojnë aty apo që duan të kthehen për të punuar tokat e tyre, por aktualisht kalimi në rastet më të domosdoshme është thuajse i pamundur dhe pa asnjë shpresë.
Edhe pse është premtuar në mënyrë të përsëritur ndër vite dhe thuhet se janë hedhur fonde për të, rruga mbetet ende në gjendje skandaloze. Qytetari shprehet me indinjatë se premtimet janë bërë si gjatë fushatave të mëparshme, ashtu edhe më 11 maj.
“Përshëndetje JOQ, kjo është vetëm një pjesë nga segmenti 1.7 km në fshatin Xibër- Murriz të Bashkisë Klos, që lidh 8 fise e që bën të pamundur dhe pa shpresë kalimin për çdo rast nevoje ekzistenciale për banorët ekzistues dhe ato që duan të kthehen dhe të bëjnë diçka në tokat e tyre. Rruga është premtuar këtu e 6 vite dhe janë hedhur fonde e ndërmarrë nisma e premtime boshe, qoftë fushatat më përpara e qoftë në 11 maj, që betohen e stërbetohen e nuk ju skuqet faqja dhe lënë banorët në mëshirë të fatit. E përsëris, vetëm 1.7 km rrugë”, shkruan qytetari.