Në një kohë kur Shqipëria është duke kërkuar punëtorë nga Afganistani dhe Bangladeshi për të mbushur boshllëkun që kanë lënë të rinjtë shqiptarë që ikin çdo ditë, platforma digjitale e shtetit, e-Albania, ka vendosur të njohë vetëm shtetasit afganë. Po, e lexuat saktë.
Shqiptarët që përpiqen të regjistrojnë një NIPT, të hapin një biznes të ri, apo të kryejnë ndonjë shërbim tjetër online, po hasin në një problem të madh: kur bëhet fjalë për shtetësinë, e-Albania është shumë e qartë, “Afgan, jo shqiptar.”
Një ekonomist shqiptar, që po përpiqet prej 24 orësh të regjistrojë një NIPT në sistem, ka hasur në këtë barrikadë digjitale.
“Përshëndetje! Kemi një problem me e-Albania. Kam 24 orë që po përpiqem të regjistroj një NIPT, biznes të ri, por është jashtë funksionit. Vetë jam me profesion ekonomist. Mendova se mos e kishte vetëm njëri problemin. E provova edhe nga e-Albania ime personale. I njëjti problem. Nuk njeh shtetësinë, të nxjerr afgan”, thotë ai, me një ton të mbushur me ironi.
Ndërkohë që kryeministri Rama thërret për të sjellë punëtorë nga jashtë, ironikisht dhe e-Albania duket se ka vendosur të njohe vetëm ata që nuk janë shqiptarë.