Tushemishti nën erën e keqe, turistët ankohen për mungesën e masave nga Bashkia Pogradec

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.09.2025, 12:21

Një turist që ka vizituar Tushemishtin në Pogradec ka ngritur shqetësimin për një problem të madh që ndikon jo vetëm qetësinë e pushuesve, por edhe reputacionin turistik të zonës. Sipas tij, një erë e keqe që vjen nga liqeni ka krijuar kushte të padëshiruara për turistët, dhe kjo aromë vjen nga dekompozimi i algave që nuk janë pastruar gjatë gjithë sezonit të verës.

Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe banorët e zonës, të cilët theksuan se problemet me pastrimin e liqenit dhe menaxhimin e mjedisit kanë qenë të vazhdueshme. Turisti thekson gjithashtu se Bashkia e Pogradecit nuk ka marrë asnjë masë për të adresuar këtë çështje, duke lënë zonën në një gjendje jo të përshtatshme për të pritur vizitorët.

“Përshëndetje JOQ! Jam një turist dhe ndodhem aktualisht në Tushemisht, Pogradec, së bashku me familjen dhe fëmijët. Dua të ndaj një shqetësim shumë serioz: zona është në një gjendje tejet problematike për shkak të një ere shumë të keqe që vjen nga liqeni. Kjo aromë, sipas banorëve të zonës me të cilët kam folur, vjen nga algat që janë dekompozuar dhe nuk janë pastruar gjatë gjithë verës. Sipas informacioneve që mora, zona e Tushemishtit nuk ka marrë fare vëmendje nga Bashkia e Pogradecit. Është për të ardhur keq që një vend kaq i bukur dhe me potencial turistik të lihet në harresë, sidomos gjatë një sezoni kur vizitohet nga shumë turistë vendas dhe të huaj. Faleminderit për vëmendjen!”, shkruan turisti për JOQ.

Ky shqetësim ka ngritur dyshime mbi menaxhimin e turizmit dhe resursëve natyrore në këtë zonë të njohur për bukuritë e saj natyrore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit