Një histori e rëndë dhe e dhimbshme vjen nga Rrogozhina, ku një banore denoncon se është mashtruar nga Bashkia dhe disa prej zyrtarëve të saj. Ajo thotë se kishte një kontinier si strehim i përkohshëm, por më pas iu kërkua ta shiste për skrap me premtimin se do të merrte një zgjidhje më të mirë. Pas këtij veprimi, ka mbetur në mes të rrugës, pa strehë dhe pa askënd që t’i gjendet pranë.
Në këtë histori përmenden emra të pushtetit vendor, mes tyre një anëtare e këshillit, Vana Aliu, si dhe drejtoresha e Bashkisë, të cilat sipas banores kanë qenë pjesë e mashtrimit. Në vend që të kujdesen për qytetarët, ato duket se kanë mbyllur sytë, duke e lënë në mes të rrugës.
Situata e saj është e rëndë dhe urgjente. Aktualisht jeton në qiell të hapur sëbashku me fëmijët e saj, pa kushte minimale për mbijetesë. Ajo ka nevojë për ndihmë, qoftë nga institucionet që i kthyen shpinën, qoftë nga njerëz me zemër të madhe që mund të ofrojnë një strehë, një mbështetje apo një dorë ndihme në këtë moment të vështirë.
Ky rast nuk është thjesht një histori personale, por një tregues i turpshëm i mënyrës se si pushteti vendor trajton njerëzit në nevojë. Në vend që të mbrohen qytetarët më të pambrojtur, ata shpeshherë lihen në rrugë, të harruar e të braktisur.