I ndërtoi urë personale motrës së saj, ish-drejtuesja e Bashkisë Tropojë merret e pandehur nga SPAK

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.09.2025, 11:20

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me fondet publike. Hetimet janë hapur pas ndërtimit të një ure në fshatin Luzhë, e cila, sipas SPAK, është ndërtuar jo për interesin publik, por për përfitime personale të Islamajt dhe familjarëve të saj, duke përdorur paratë e bashkisë për të shërbyer një qëllim privat.

Tenderi për ndërtimin e urës u fitua nga ndërtuesi Rrok Gega, i cili gjithashtu është marrë i pandehur në këtë çështje. Sipas hetimeve, Islamaj ka kërkuar që ura të ndërtohej në një vend specifik pranë banesës së motrës së saj duke e personalizuar projektin për t’i shërbyer familjarëve dhe jo komunitetit. Kjo përbën një shkelje flagrante të ligjit për prokurimet publike dhe një përdorim të qartë të pushtetit për qëllime private.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit