Deponohen para false në një bankë në Prizren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.09.2025, 10:29

Një përfaqësues i një banke në Prizren ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar një shumë parash që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raportin e policisë thuhet se të hollat janë konfiskuar nga ekipi forenzikës.

“Më 29.09.2025 ankuesi mashkull kosovar përfaqësues i një banke, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një shumë parash që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të hollat janë konfiskuar nga ekipi forenzikës, rasti në procedure hetimore”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit