Sherr në Fier, 32-vjeçari përplas me makinë 40-vjeçarin pas konfliktit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.09.2025, 09:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Topojë të Fierit, ku një konflikt fizik mes dy personave ka përfunduar me një përplasje me automjet. Policia bën me dije se shtetasi S. Ç., 32 vjeç, ka goditur me makinën që drejtonte motomjetin e shtetasit E. K., 40 vjeç, pas një sherri mes tyre. Si pasojë e përplasjes, 40-vjeçari ka pësuar lëndime dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Pas ngjarjes, forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. Ç., i cili akuzohet për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje". Hetimet për këtë ngjarje janë në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit që çoi në përplasjen me automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 32 vjeç, pasi në fshatin Topojë, dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka goditur motomjetin që drejtonte shtetasi E. K., 40 vjeç, pas një konflikti fizik me të. 40-vjeçari është në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit