16 kandidatë në garë për Kryetarin e Shkupit, 855 kandidatë për 45 vende në Këshill

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.09.2025, 09:15

Banorët e Shkupit në zgjedhjet lokale të vitit 2025 do të kenë mundësinë të zgjedhin kryetar të qytetit midis 16 kandidatëve, nga të cilët vetëm një është grua.

Për 45 vendet këshilltare garojnë 19 lista me gjithsej 855 kandidatë, nga të cilët 398 gra. Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kishte 12 kandidatë për kryetar dhe 95 lista këshilltare.

Në këto zgjedhje, interes të veçantë do të kenë votimet për disa komuna brenda 80 komunave dhe për Qytetin e Shkupit. Kryeqyteti dhe komunat Qendër e Çair kanë primatin e interesit.

Ndër komunat e tjera të Shkupit, më shumë kandidatë për kryetar ka në Shuto Orizare, ku në garë janë tetë kandidatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit