Filipçe: LSDM nuk ka koalicion parazgjedhor as me BDI-në dhe as me të “Majtën”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.09.2025, 09:13

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se partia e tij nuk ka koalicion parazgjedhor as me BDI-në dhe as me të "Majtën", përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Ne nuk kemi asnjë koalicion me BDI-në dhe as me "Të Majtën". Nuk pajtohem me Kryeministrin kur thotë se qytetarët kanë vetëm dy opsione", tha Filipçe.

Filipçe tha se njëri opsion është përparimtare, opsioni pro-evropian, ndërsa njëri është e fushatave të rrejshme me premtime boshe. "Njëra është përparimtare, opsion pro-evrooian, e cila ofron kuadër cilësor, personat të cilët kanë dëshmuar se si punohet për qytetarët, ndërsa kjo është LSDM.

Tjetra është e OBRM-PDUKM-së, e cila shërben me fushatë të rrejshme, të cilët dëshmuan se nuk janë punëtorë. Ata bllokuan dhe e izoluan Shkupin", tha Filipçe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit