Shpërthimi në Lushnjë/ Tritoli iu vendos ish të dashurës së Laert Haxhisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.09.2025, 08:48

Një shpërthim me tritol është raportuar gjatë natës në qytetin e Lushnjës, konkretisht në rrugën “Gafurr Muço”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, dhe për fat të mirë nuk ka pasur viktima apo të lënduar. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në banesën ku lënda plasëse ishte vendosur.

Mësohet se tritoli i është vendosur banesës ku jeton Shaqe Gjata, e ëma e Klea Gjatës. Kjo e fundit është e njohur për lidhjen e saj të mëparshme me Laert Haxhiun. Ky i fundit është një emër që autoritetet e njohin mirë, duke pasur parasysh se ai është përfshirë në raste të mëparshme kriminale dhe ka pasur konflikte të shoqëruara me dhunë.

Autoret ende nuk janë identifikuar. Ngjarja mund të ketë lidhje me ndonjë hakmarrje personale ose përplasje të mëparshme, por ende nuk ka asnjë informacion të qartë mbi motivin. Policia ka nisur hetime të thelluara për të mbledhur prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij shpërthimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit