“Është kujtim familjar”, qytetari apel personit që gjeti varësen: Të lutem ma kthe mbrapsht, do të shpërblej!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.09.2025, 01:12

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel prekës, pasi i është humbur një varëse me vlerë të madhe shpirtërore në zonën e plazhit të Durrësit.

Ai ka dërguar edhe një video ku shihet momenti kur një person e gjen varësen. Sipas qytetarit, personi në fjalë mban një kapele, xhup të zi dhe tuta gri të shkurtra.

Qytetari thekson se varësja është një kujtim i çmuar familjar dhe bën thirrje që t’i kthehet mbrapsht. Ai është i gatshëm të ofrojë edhe një shpërblim për rikthimin e saj.

Në fund, ai apelon me fjalët:

“Ju lutem, ma ktheni pasi ka shumë rëndësi emocionale për mua.”

Qytetari ka lënë në dispozicion edhe numrin e tij të kontaktit: 0692074200.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit