“Mos të shoh më në bulevard”, babai godet me shuplakë të bijën në mes të rrugës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.09.2025, 00:20

Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen pamje të dhunës së ushtruar nga një baba ndaj vajzës së tij në bulevardin “Zogu i Parë”, në Tiranë.

Në video, burri shihet teksa e godet me shuplakë vajzën dhe më pas e tërheq prej krahu, ndërsa pranë tyre qëndron edhe një person tjetër, i cili nuk ndërhyn. Nga audio dëgjohet qartë babai që e paralajmëron të bijën: “Mos të shoh më në bulevard, në bulevard s'ke më punë!”

Ngjarja është veçanërisht shqetësuese, pasi akti i dhunës ndodh hapur në mes të rrugës.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar mbi identitetin e personave apo mbi rrethanat e incidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit