Vlonjati i dyshuar për vrasjen e italianit pronar gurore, vëllai i arrestuar për drogë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.09.2025, 21:54

Kamber Sulçaj, 48 vjeç, i shpallur në kërkim për ekzekutimin e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, rezulton të ketë pasur interesa të drejtpërdrejta ekonomike në zonën e Vlorës.

Sipas të dhënave zyrtare, ai zotëron 25% të aksioneve në guroret “Stone Quramenga” në Brataj të Selenicës. Aksionarë në këtë subjekt janë gjithashtu babai i tij, Delo Sulçaj me 20% dhe vëllai, Akil (alias Ermal) Sulçaj me 15%, ndërsa pjesa tjetër i përket dy ortakëve të tjerë. Përveç kësaj, Sulçaj ka në pronësi edhe një stan me bagëti.

Familja Sulçaj ka qenë më herët në vëmendje të policisë. Në maj 2021, në Vlorë u arrestua vëllai i tij, Gazmendi Sulçaj, së bashku me kushëririn Roel Sulçaj, pasi u kapën me 2,632 fara kanabisi të destinuara për kultivim dhe shitje.

Ky fakt ngre pikëpyetje mbi lidhjet e familjes Sulçaj me aktivitetet kriminale dhe bizneset formale, duke e bërë çështjen edhe më të ndërlikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit