Aureli ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që të ecë sërish

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.09.2025, 21:07

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për Aurel Kasën, një i ri që po përballet me një sëmundje serioze, e cila e ka privuar nga mundësia për të ecur dhe për të jetuar jetën normale si më parë.

Mjekët i kanë rekomanduar një trajtim të specializuar në Itali, që kushton rreth 100-120 mijë euro. Kjo shumë është e paarritshme për të dhe familjen e tij, ndaj Aureli ka hapur një GoFundMe, duke iu drejtuar shqiptarëve me një lutje: të ndihmojnë që ai të ketë mundësinë të shërohet dhe të ecë përsëri.

“Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap më pranë ëndrrës sime për të ecur sërish dhe për të pasur një jetë normale. Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe mirësinë tuaj,” shkruan Aurel në apelin e tij prekës.

Kushdo që dëshiron të ndihmojë mund ta bëjë përmes faqes së tij të hapur në GoFundMe. Solidariteti dhe zemërgjerësia e shqiptarëve sot mund t’i japin shpresë dhe jetë një të riu që lufton çdo ditë për shëndetin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit