Gruaja godet burrin me pjatë në kokë, përfundon në spital

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.09.2025, 21:02

Një sherr familjar ka përfunduar në urgjencën e spitalit të Korçës mbrëmjen e sotme. Ngjarja është regjistruar në lagjen 18, ku një çift bashkëshortësh janë përfshirë në konflikt.

Sipas policisë, gjatë debatit gruaja ka goditur burrin e saj me një pjatë, duke i shkaktuar plagë të lehta në kokë. Ai është transportuar menjëherë në spital, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore, u largua në gjendje të stabilizuar.

Burime policore bëjnë me dije se konflikti nuk është i pari mes çiftit, por një rast i përsëritur dhune nga ana e gruas.

Ndërkohë, autoritetet kanë shoqëruar në komisariat 60-vjeçaren (emri nuk bëhet ende publik), ndërsa po hetohen rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit