Policia nuk gjen dot autorët, Xhelal Mziu i futet “hetimeve”: Tritolin e kam nga politika

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.09.2025, 20:40

Kanë kaluar 10 ditë që kur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu ndodhi një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, i cili zgjoi të gjithë banorët e zonës.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 01:00 pas mesnate, ndërkohë që të nesërmen deputeti deklaroi se nuk ka konflikte me asnjë person. Edhe pse kanë kaluar kaq ditë, autorët e ngjarjes ende nuk janë zbuluar nga Policia.

Kamerat e sigurisë të cilat filmuan momentin e shpërthimit duket se nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor të bjerë në gjurmët e autorëve.

Duke parë këtë neglizhencë institucionale për të zbuluar ngjarjen, Xhelal Mziu duket se i është futur “hetimeve” vetë dhe tashmë ka persona te të cilët dyshon se lidhen me çështje politike.

“Kjo më ka bërë të dyshoj se pas asaj që ndodhi është politika. As kolegët deputetë socialistë dhe as ministria e Brendshme nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë,” tha ai.

Ngjarja mbetet sot e kësaj dite pa autor, pavarësisht dyshimeve të deputetit për të cilat nuk dihet nëse ka prova të mjaftueshme për t’i vërtetuar.

Shkrimi i përket TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit