Për shumë qytetarë shqiptarë me të ardhura të zakonshme, kredia shihet si e vetmja mënyrë për të realizuar “investimin e jetës”, blerjen e një shtëpie.
Sipas Bankës së Shqipërisë, totali i kredisë në vend në gusht 2025 arriti në 900.5 miliardë lekë, shifër që përkthehet në mbi 9 milionë euro. Krahasuar me gushtin e një viti më parë, kjo përfaqëson një rritje me 11%. Vetëm gjatë periudhës gusht 2024 – gusht 2025, qytetarët kanë marrë 88 miliardë lekë kredi të reja.
Pesha kryesore e huave u përket individëve. Ndërkohë, bizneset kanë ulur disi huamarrjen, nga 33 miliardë lekë një vit më parë, ato kanë marrë 30.8 miliardë lekë në gushtin e këtij viti, pra 7.7% më pak.
Segmenti më i fortë i arsyes së kredive mbetet ai i pasurive të paluajtshme. Vetëm në gusht 2025 janë dhënë 4.35 miliardë lekë kredi për blerje banesash, rreth 10.4% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Të dhënat tregojnë qartë një tendencë rritëse të huamarrjes për investime në prona, ndërsa pjesa më e madhe e kredisë vijon të merret në monedhën vendase, lek.
Shkrimi i përket TVA News!