40 minuta nën brshërinë e plumbave, shokët e biznesmenit u hodhën në kanal për të shpëtuar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.09.2025, 17:00

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur mesnatën e 26 shtatorit në zonën e Qafës së Dilanit, Tepelenë.

Sipas versionit zyrtar, gjithçka ka nisur nga një konflikt absurd: dritat e gjata të ndezura të makinës së italianit, që sipas autorit të krimit e kishin “verbuar” teksa kalonte në një rrugë dytësore. Kaq ka mjaftuar që Kamber Sulçaj, i identifikuar si autori, të nisë ndjekjen e dy mjeteve ku ndodhej 44-vjeçari dhe miqtë e tij.

Ai u ka zënë pritë në pikën e njohur si Qafa e Dilanit dhe ka hapur zjarr ndaj automjeteve. Në ato momente pasagjerët e tjerë kanë arritur të braktisin mjetet dhe të hidhen në kanal për t’i shpëtuar plumbave. Por jo Sarchi. Ai mbeti për rreth 40 minuta i bllokuar mes breshërisë, pa mundur të lëvizte, pasi çdo përpjekje për të dalë i sillte një tjetër breshëri plumbash nga Sulçaj.

Fund tragjik për një biznesmen që erdhi për punë në Shqipëri dhe përfundoi viktimë e një hakmarrjeje primitive që nisi nga… dritat e gjata të një makine.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit