KRRE: Çmimet e dizelit dhe benzinës nuk ndryshojnë, shtrenjtohet mazuti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.09.2025, 14:44

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,49% në raport me vendimin e datës 22.09.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 0,644 den/kg dhe tani do të jetë 37,591 den/kg.

Nga data 30.09.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 75,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 77,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 69,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 69,50 (denarë/litër)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit