Kabina elektrike lihet e hapur pranë shkollës në Durrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.09.2025, 15:12

Pamjet vijnë nga qyteti i Durrësit, aty ku vetëm disa javë më parë një ngjarje tragjike ndodhi, ku një burrë, baba i tre fëmijëve humbi pasi preku një shtyllë elektrike e cila instalimet i kishte të zbuluara.

Edhe pse po bëhet një muaj, situata në Durrës duket po njëlloj dhe as që ka ndryshuar fare për t’u përmirësuar. Në pamje duket një kabinë elektrike e cila është me derë të hapur. Kjo ndodhet pikërisht te stadiumi i qytetit, në afërsi të një shkolle ku çdo ditë kalojnë me qindra fëmijë.

Askush nuk ka marrë masa për të izoluar ose mbyllur, dhe ajo prej kohësh qëndron e hapur, në pritje të “viktimës” së radhës që nga një pakujdesi e momentit mund të humbë jetën.

Pyetjet që ngrihet janë fare elementare: Kaq e mbaruar është bashkia e Durrësit dhe OShEE që nuk izolojnë dot një kabinë kaq të vogël? Kur do të merren masa për sistemimin e instalimeve në të gjithë qytetit? Dhe sa persona duhet të flijohen për papërgjegjshmërinë e disa institucioneve?

Shkrimi i përket TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit