Skandale seksuale, telefon tani dhe kanabis në hijen e Laert Haxhiut , çfarë po ndodh në burgun e Drenovës?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.09.2025, 13:40

Një tjetër skandal sigurie ka dalë në pah brenda mureve të burgut të Drenovës. Gjatë një kontrolli të ushtruar rreth një javë më parë në godinën B të paraburgimit, autoritetet kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike, e dyshuar si kanabis sativa, si dhe një aparat celular.

Burime pranë institucionit bëjnë me dije se celulari është zbuluar në dhomën e një të dënuari me inicialet Xh.L, i cili ndodhet në regjim të sigurisë së lartë. Megjithatë, ajo që ka ndezur alarmin është dyshimi se aparati mund të jetë përdorur nga i dënuari i njohur për precedentë të rëndë kriminalë, Laert Haxhiu, i cili ndodhet po në këtë burg.

Hetuesit dyshojnë se përmes këtij telefoni mund të jenë kryer komunikime të paligjshme nga brenda qelisë, duke e kthyer edhe një herë në pikëpyetje sigurinë e institucionit. Si telefoni, ashtu edhe lënda narkotike janë sekuestruar, ndërsa prokuroria ka nisur verifikimet për të zbardhur se kujt i përket në të vërtetë aparati dhe cilat janë kontaktet që mund të jenë realizuar prej tij.

Kujtojmë se Laert Haxhiu u vu në qendër të vëmendjes pas një skandali seksual, ku sipas raportimeve në media kishte kryer disa takime speciale me modelen Zize Pajaziti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit