Pas publikimit të rastit në redaksinë e JOQ, ka pasur një zhvillim të ri për historinë e Jeremiah Edu, qytetarit nga Gana që denoncoi padrejtësitë dhe abuzimet në punë. Albani, pronari i agjencisë, përmes bashkëshortes së tij ka shlyer 700 euro ndaj Jerry-t, si pjesë e detyrimit financiar. Vetë Jerry ka falënderuar JOQ për publikimin dhe mbështetjen ligjore që mori, duke theksuar se pa këtë ndërhyrje, pagesa nuk do të ishte bërë.
Megjithatë, nga shuma totale prej 1865 euro, Jeremiah ka marrë vetëm 700 euro, ndërsa ende i mbeten 1165 euro për të marrë. Albani është shprehur se do ta shlyejë edhe pjesën tjetër në vijim. Ky rast duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë se punëtorët, qofshin shqiptarë apo të huaj, nuk duhen dhunuar, mashtruar apo diskriminuar, por të respektohen dhe të marrin gjithmonë atë që u takon me të drejtë.