50 mijë € gjobë, kush janë dy karikaturat e TikTok-ut Zymja dhe Entela që vendosin gjoba në emër të JOQ?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.09.2025, 13:02

Kur mendon se ky vend ka rënë në fund të moralit, gjithmonë del dikush që ta tregojë se fundi nuk ekziston. Ky është rasti i Zymes dhe Entelës, dy karikaturat e TikTok-ut që kanë kthyer dhimbjen e njerëzve në një biznes të ndyrë dhe të turpshëm.

Pak kohë më parë, këto dy gjakpirëse bashkë me shoqen e tyre Ira, u hodhën si hijena mbi Rozalindën vajzën që po përballonte 18 tumore në trup. Nuk mjaftoi që e tallën dhe e përbaltën publikisht, por patën edhe paturpësinë ta shantazhonin familjen e saj për të nxjerrë para. Një lloj “strategjie” që vetëm hienat dhe monstrat mund ta shpikin.

Por pangopësia e tyre nuk njeh limit. Viktima e radhës është Florjana Islamaj, një vajzë që po lufton për jetën në Itali, me mushkëri të sëmura. Dhe kush shfaqet si korb mbi kufomë? Zymja e TikTok-ut si fillim i ka marrë Florjanës një shumë prej 5700 euro me shantazhime dhe presione. Por nuk mbaron këtu Zymja ka tentuar t'i vendos një gjobë 50 mijë euro, duke thënë me cinizëm se “20 mijë do ia japë JOQ Albania”. Po e kuptoni perversitetin? Sipas saj, redaksia jonë duhet të bëhej ortakë me gjakpirësit e dhimbjes njerëzore. Një shpifje e ndyrë dhe një tentativë për të përdhosur emrin e JOQ Albania për përfitimet e tyre kriminale.

Si për ironi, këto dy gra të vetëquajtura “influencere” flasin me një fjalor që të kujton pijaneçët e lagjeve të errëta, e jo dy femra që duhej të kishin sadopak ndjeshmëri. Por çfarë dinjiteti mund të presësh nga dy personazhe që e kanë bërë shantazhin, presionin dhe sharjen “brand personal”? Zero. Vetëm erë kalbësire.

E ndërsa këto hienat virtuale luajnë live duke shkelmuar mbi vuajtjet e të sëmurëve, policia vazhdon gjumin letargjik. Denoncime ka me dhjetëra, por përgjigjja është gjithmonë “do shohim”. Në realitet, nuk shohin asgjë. Ndërsa Zymja dhe Entela vazhdojnë të pijnë gjakun e njerëzve në nevojë, duke përdorur edhe emrin e JOQ Albania si vegël për shantazh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit