Me kalimin e Erion Isait në SPAK duket se çuçka ia ka besuar dhurimin e fondeve publike të klientit të tij të preferuar Adriatik Zeqillarit, atij me të cilin pastron paratë që vjedh, kolegut të tij kryetarit të bashkisë Gramsh Besion Ajazit.
Ky i fundit i ka dhënë një tender me vlerë mbi 1.3 Miliard Lekë Tik Zeqillarit për ndërtilin e palestrës së shkollës së Gramshit. Dyshohet se palestra e shkollës do ndërtohet me florinj që do kushtojë kaq shumë.
Tenderi është cilësuar me Flamur të Kuq për Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues dhe skualifikim të ofertës më të ulët të ofruar në tender.

Çuçka i Ersekës ka një listë të gjatë tenderash publikë që ia ka kaluar Tik Zeqillarit dhe i kanë ndarë bashkë, por duket se ky i fundit është strehuar nën sqetullën e Besit tashmë duke kanalizuar paratë publike të Isait nga të tjerë drejtues të pushtetit lokal.
Isai njihet që e ka Zeqillarin biznes të preferuar që përfiton pjesën më të madhe të fondeve publike pa konkurrencë.
Hetimet tregojnë se në shumicën e tenderave të fituar nga kjo kompani nuk ka pasur garë reale, pasi ofertuesit e tjerë janë skualifikuar për arsyetime të diskutueshme, si shasive të makinerive ose kualifikime inxhinerike të papërshtatshme.
Shumat e përfituara nga këta tendera dukshëm tejkalojnë dukshëm në të ardhurat personale të kryebashkiakut.
Nga mbi 25 tendera që kompania Zeqirllari ka fituar në total, 10 prej tyre janë dhënë nga Bashkia e Kolonjës nën firmën e Erion Isait. Tenderët janë fituar shpesh pa plotësuar kriteret dhe me shkelje në zbatimin e kontratave, gjithmonë në bashkëpunim me Isain.
Kjo përqendrim i tenderave tek një kompani e vetme ngre dyshime për një skemë klienteliste, ku kryebashkiaku dhe pronari i kompanisë kontrollojnë dhe ndajnë fondet publike.
Një tjetër rast konkret, më 10 nëntor 2023, Isai ka firmosur një tender rreth 500 mijë euro për Zeqirllarin, për ndërtimin e palestrës së kompleksit “Shkolla Qëndër Komunitare” për shkollat 9-vjeçare “Petro Nini Luarasi” dhe “Papa Kristo Negovani” në Ersekë dhe ky tender sot i është dhënë me 3x fishin e shumës të njljtit klient por nga Besion Ajazi.