Tension në Këshillin Bashkiak Vlorë, qytetari hyn me forcë në sallë: “Prej 5 vitesh s’jam shpronësuar”

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 29.09.2025, 12:39

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Vlorë këtë të hënë, ku një qytetar i revoltuar ka ndërprerë seancën duke hyrë me forcë në sallën e diskutimeve.

Sipas dëshmitarëve, ai shtyu derën me nervozizëm dhe kërkoi me zë të lartë sqarime për vonesën e shpronësimit të pronës së tij, duke deklaruar se prej pesë vitesh po pret kompensimin. Qytetari u përplas verbalisht me një prej këshilltarëve, të cilin e akuzoi për mashtrime, ndërsa debati u shoqërua me tone të ashpra dhe fjalë ofenduese.

Pasi u largua nga salla, ai u shpreh shkurt për mediat se rreth 25 persona të tjerë ndodhen në të njëjtën situatë, duke akuzuar institucionet për shtyrje të përsëritura dhe manipulime.

Forcat e Policisë së Shtetit mbërritën menjëherë në vendngjarje, bënë të mundur qetësimin e situatës dhe shoqëruan qytetarin për verifikime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit