13 prona dhe 5 llogari bankare! Sekuestrohen 3 mln € pasuri të ‘noteres së krimit’ Sanja Telhallari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.09.2025, 12:18

Prokuroria e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Nënshkrimi”, në qendër të të cilit ndodhet noteria Sanja Telhallari. Në kuadër të hetimeve për pastrim parash dhe përfitime të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës, janë sekuestruar 18 asete me vlerë rreth 3 milionë euro, përfshirë 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

Dyshohet se këto pasuri janë përfituar nëpërmjet veprimtarive kriminale dhe janë regjistruar në emra të personave të tjerë. Hetimet janë ende në vijim për të identifikuar pasuri të tjera të fshehura të noteres 35-vjeçare, ndërsa Gjykata e Tiranës ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin preventiv të pronave.

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale është duke kryer veprime të mëtejshme për të dokumentuar burimin e të ardhurave të saj dhe rrjetin që mund të jetë përfshirë në këtë skemë. Kujtojmë se më 24 korrik 2025, persona të maskuar grabitën vilën e saj në “Rolling Hills”, duke marrë afro gjysmë milioni euro cash, ora luksoze dhe bizhuteri të shtrenjta.

Emri i noteres 35-vjeçare me pasuri marramëndëse ka dalë vazhdimisht në sipërfaqe për paratë e dyshuara si të pista, të mbledhura nga fajdet, lojërat e fatit dhe transaksionet e dyshimta që lidhen me familjen Telhallari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit